Ekonomi

Bizneset preferuan hekurudhën më shumë për transport mallrash

Në dy mujorin e parë të vitit 2020 vërehet një fuqizim i hekurudhave për transport mallrash kundrej detit dhe ajrit.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në periudhën e studiuar, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 688,9 mijë ton, duke u rritur me 12,5 %, krahasuar me dymujorin e parë të 2019.

Po në të njëjtën periudhë, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 6,0 milion tonkilometër, duke u rritur me 16,9 %, krahasuar me dymujorin e parë të 2019.

Kurse me ajër janë transportuar 355,9 ton mallra duke u ulur 2,5 %, krahasuar me dymujorin e parë të 2019.

Udhëtimet e njerëzve, preferojnë ajrin

Përsa  i përket udhëtimeve të njerëzve, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në dymujorin e parë të 2020, kanë udhëtuar 109 mijë e 604 pasagjerë, duke u rritur me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në dymujorin e parë të 2020 është 439 mijë e 400 pasagjerë duke u rritur me 10,3 %, krahasuar me dymujorin e parë të 2019.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në dymujorin e parë të vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 140,8 mld lekë dhe 54,9 % e tyre u transportua me det.

Në dymujorin e parë të 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 62,9 %, me rrugë 34,5 % dhe me ajër 0,5 %. Në dymujorin e parë të vitit 2020, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Importet e mallrave

Në dymujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me det zënë 50,9 %, me rrugë 42,5 % dhe me ajër 2,9 %.

Në dymujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 5,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë