Biznes

Bizneset e vogla mbajnë ekonominë e vendit. 450 mijë të punësuar në 2022-shin

Nga Gazeta ‘SI’ – 99.8% e ndërmarrjeve aktive në vend, e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, raporton INSTAT, në anketën e vitit 2022, pa ndryshime nga një vit më parë.

Këto biznese mbajnë 82.1% të të punësuarëve të tregut të punës, 449.631 të tillë, me një rritje të lehtë nga 2021-shit. Edhe pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik, e kryejnë ndërmarrrjet e vogla dhe të mesme, 80.1% nga 79% një vit më parë, përkthyer kjo dhe në një vlerë më të lartë se bizneset e tjera.

INSTAT tregon se ndonëse punësimi dhe shitjet janë rritur, investimet janë ulur për këto lloje ndërmarrjesh, nga 76.4% në 75.6%.

Të ndara sipas sektorit, këto biznese dominojnë në shërbim dhe akomodim, por vërehet rritje dhe në degën e ndërtimit dhe industrisë.

Nga të dhënat e INSTAT shohim se norma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e njëjtë me vendet e Bashkimit Europian. Nga krahasimi me BE-në del se përqindja e të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendin tonë është 82.1%, ndërsa në Europë është 64.4%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë