Ka ndodhur

“Biznes familjar” me kultivimin e kanabisit në Fushë Krujë

Në Krujë, policia ka arrestuar një shtetase dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi dyshohen se kanë kultivuar bimë narkotike.

Policia bën me dije se  ka arrestuar në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë.

Çifti i bashkëshortëve dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.    

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë