Bitcoin ra në vlerën më të vogël të dy javëve të fundit duke shkuar në 31 mijë dollarë me 11% rënie. Paralelisht Ether ra me 15%, në vlerën e 1.9 mijë dollarë.
Rënia lidhet me masat që po merr Kina vazhdimisht lidhur me kriptot.
Kina ndaloi AliPay dhe bankat të përdorin kriptovalutat apo të ofrojnë shërbime lidhur me to.
Institucionet u urdhëruan gjithashtu të ndërpresin kanalet e pagesave për shkëmbimet kripto dhe platformat.
Ekspertët thonë se goditja e Bankë së Kinës duket më e madhe nga se pritej. Faza 1 ishte bllokimi i minierave dhe faza 2 spekulimet.
Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




