Treg

Bitcoin thellon rënien, bie më shumë se 5% në 24 orë

Bitcoin ra me më shumë se 5%, të martën e 24 shkurtit, duke zbritur nën 63.000 dollarë, pasi investitorët vazhduan të përballen me tensionet në rritje të tarifave dhe rreziqet më të gjera gjeopolitike.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra deri në 62.964.64 dollarë, mes presionit të investitorëve për t’u larguar nga asetet me rrezik.

“Rënia e Bitcoin duket më pak si një goditje specifike për kriptot dhe më shumë si një rivendosje e ndjeshmërisë ndaj rrezikut,” tha Christopher Hamilton, drejtues i zgjidhjeve të investimeve për klientët në zonën e Azisë-Paqësorit.

Rënia e fortë ka të ngjarë të jetë një reflektim i një “ulje taktike të rrezikut”, deri sa situata të qetësohet dhe jo një dalje strukturore, shtoi Hamilton.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të vendoste “brenda ndoshta 10 ditëve të ardhshme” nëse do të niste një sulm ndaj Iranit, mes rezistencës së tij ndaj një marrëveshjeje të re bërthamore. Që atëherë, tensionet janë intensifikuar, me Uashingtonin që vazhdon të dislokojë mjete ushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme.

Bitcoin ka pësuar një valë të fortë shitjesh që nga tetori i vitit të kaluar, kur kaloi 125.000 dollarë, me rënien që është shtrirë edhe në vitin e ri. Kriptomonedha më e madhe në botë ka rënë 27% deri tani këtë vit dhe ka humbur 50% që nga kulmi i tetorit.

“Pika më e rëndësishme është se Bitcoin mbetet shumë i ndjeshëm ndaj kushteve globale të likuiditetit. Nëse tregjet e interpretojnë politikën tregtare si shtrëngim të kushteve financiare, kriptomonedhat do ta ndiejnë këtë e para,” tha Billy Leung, strateg investimesh në Global X Australia.

Ari po ashtu ra rreth 1% në 5.171.87 dollarë për onz të martën, ndërsa Ether, kriptomonedha e dytë më e famshme./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë