Bitcoin u rrit përsëri pas rënies drastike që frikësoi të gjithë investitorët, por ata mbeten ende të pasigurtë.
Kriptomonedha më e madhe në botë, kaloi vlerën e 20 mijë dollarëve brenda ditës së hënë. Ethereum, monedha e dytë më e madhe në botë, u rrite me 1%, duke shkuar në 1.100 dollarë.
Gjithsesi, Bitcoin vazhdon të qëndrojë në vlerën e tij më të ulët që pas rritjes kulminante në nëntor. Shumë kanë parashikuar një fundosje të tregut në tërësi, pasi klima ekonomike është e paqëndrueshme dhe Bitcoin ka potencial rënës.
“Macja e ngordhur po ngrihet”
Investitorët nuk e besojnë rritjen e lehtë të BTC në 20 mijë dollarë.
Vijay Ayyar, president i platformës së këmbimit Luno, tha se shpresa do të rikthehet nëse vlera e Bitcoin fiksohet në 23 mijë dollarë për disa ditë.
Tregu i gjerë i kriptomonedhave është lënduar tepër javët e fundit, nisur nga rënia e fuqishme e monedhave algoritmike si Terra dhe Luna.
Kompanitë e kriptomonedhave janë ndikuar drejtpërdrejt nga kjo rënie. Coinbase shkurtoi 18% të vendeve të punës. BlockFi njoftoi se do të lërë të lirë 1/5 e stafit.
Faktorët makroekonomikë, përfshirë inflacionin dhe rritjen e normave të interesit, po i rëndojnë më shumë këtij tregu.
“Rritja e normave të interesit dhe çmimeve në tërësi nuk po i lë para qytetarëve për të investuar në asete virtuale”, -tha Charles Hayter, CEO i CryptoCompare./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




