Treg

Bitcoin s’e përballon dot luftën tregtare, bie në 70 mijë dollarë

Çmimi i Bitcoin ra poshtë 75 mijë dollarëve në 24 orët e fundit, me një zhvlerësim prej 7% që kur Donald Trumo njoftoi rritjen e tarifave ndaj Kinës në 104%.

Asetet e rrezikshme si kriptot morën një goditje të madhe. Bitcoin është tashmë 11% më pak nga se ishte në fillim të javës. Etherum dhe kriptomonedha të tjera janë dobësuar me 25%.

Vetëm ditë më parë, Bitcoin arriti në 80.400 dollarë në një rritje jetëshkurtër. Por optimizmi u zbeh shpejt dhe tregu ra në atë që duket si një kurth klasik i “demave”.

Që nga fillimi i vitit 2025, Bitcoin është ulur mbi 18% nën udhëheqjen e Trump. Analistët paralajmërojnë se një rënie e mëtejshme në 70.000 dollarë ose më poshtë mund të jetë në horizont nëse tregu i aksioneve vazhdon të bjerë.

Ekspertët besojnë se Fed mund të duhet të veprojë së shpejti. “Fed është në orar, çdo gjë po shkatërrohet,” yield-et e obligacioneve rriten ndërsa aksionet bien – një kombinim shqetësues që sinjalizon stres më të thellë ekonomik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë