Para

Bitcoin rritet pasi SHBA-ja sinjalizon politikën e lirë monetare

Çmimi i Bitcoin vijon të rritet ndërsa investitorët zgjedhin asetet e kriptos në një përpjekje për të gjetur “strehim” nga rënia e fuqisë blerëse të dollarit amerikan.

Kriptomonedha më e vlefshme në botë është rritur me 6% në 24 orët e fundit duke u tregtuar me gati 58,480 dollarë.

Një tjetër rritje e përditshme raportohet të jetë evokuar nga vendimi i fundit i Rezervës Federale të SHBA për të mbajtur normat e interesit afër zeros të paktën deri në vitin 2023.

Lëvizjet e paparashikuara shkaktuan shqetësime  të thella midis investitorëve të kriptos, duke e forcuar rolin e monedhës digjitale si një mbrojtje kundër rritjes së inflacionit.

Çmimi i bitcoin është dhjetëfishuar gjatë vitit të kaluar.

Shumica e analistëve këto fitime ia atribuojnë vëmendjes më të lartë ndaj aseteve alternative, pasi masat stimuluese të miratuara nga SHBA për të luftuar pandeminë Covid-19, po dobësojnë kartmonedhat.

Monedhat digjitale tani janë në kërkesë në rritje nga investitorët institucionalë, ku shihet se shumë gjigantë korporatash dhe institucionesh bankare po bëjnë blerje të dukshme të bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera.

Burimi: RT.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë