Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera nuk kanë lëvizur nga vendi që patën gjatë fundjavës, rrethuar nga pasiguritë e investitorëve dhe shitjet e shumta që po ndodhin, në pritje të uljeve të ardhshme.
Bitcoin ka fituar vetëm 0.5% në 24 orë, 16.750 dollarë. Kulmi i javës së shkuar për të ishte 18.500 dollarë, në fakt më e larta që kur FTX ra.
Rënia e kriptove ditët e fundit i atribuohet dhe ndjesisë së keqe të investitorëve rreth inflacionit dhe recesionit. Shenjat e javës së shkuar se inflacioni po lehtësohej, nxiti disa fitime në kripto dhe aksione. Lidhja midis të dyjave nisi në mesin e panoramës së vështirë makroekonomike të 2022-shit. Tani rritjet në tregun e aksioneve pasqyrohen edhe në atë të kriptove.
Java e ardhshme mund të sjellë luhatjet tjetër, sepse tregjet po presin për të dhënat e besimit konsumator, tregut të punës dhe shpenzimet konsumatore. Këto publikime kanë fuqinë të lëvizin tregjet me reagimet që shkaktojnë. Tregtuesit pritet të marrin dhe pak pushim nga tregu gjatë festave, fundja kjo është çfarë ata kanë nevojë në mbyllje të një viti të tillë. /Barrons
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




