Bitcoin u ngjit përsëri në vlerën e 40 mijë dollarëve mëngjesin e të mërkurës pas rënies në vlerën e 30 mijë dollarëve gjatë javëve të kaluara.
Kriptomonedha më e famshme u rrit me 6.9%.
Të gjithë kriptomonedhat e tjera gjithashtu patën rritje. Ethereum u rrit me 11.9%, ndërkohë që Dogecoin u rrit me 5%.
Javën e kaluar monedhat digjitale ishin në moment të vështirë pasi Kina njoftoi se do të ndalonte mbajtjen e tyre dhe se SHBA-ja do t’i taksonte.
Vlera e Bitcoin u rrit përsëri pasi Elon Musk njoftoi se ishte në bisedime me prodhuesit e kriptomonedhës për të përmirësuar kushtet e punës në të mirë të mjedisit.
Burimi: CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




