Ngjarjet që ndodhën një pas një me kritpomonedhat duket të kenë ndikuar tek mallrat e tjerë dhe tregjet e tyre. Luhatjet e forat të Bitcoin luhatën edhe aksionet e kompanive më të mëdha teknologjike.
“Dow” dhe “S&P 500” patën rënien më të madhe dhe “Nasdaq” më të vogël.
Investitorët thonë se është interesante se si i gjithë tregu i shkon “pas fijes” Bitcoin dhe është akoma më keq të kuptojmë se vetë tregu qenka aq i paqëndrueshëm sa mund ta ndikojë një monedhë digjitale.
“Po presim shifrat e inflacionit. Aty do të zbulojmë nëse parashikimet, frikërat janë të vërteta”,-tha një ekonomist i një firme .
Kompanitë teknologjike kanë patur në muaj të vështirë me shitjet.
Gjysmë përcuesit dhe software-t po prodhohen në numër të vogël duke ndikuar në financat e kompanive.
Knapp, një eksperti makroekonomisë, tha se yield-et e obligacioneve janë luhatur më pak me përpjekjet e Uashington për të kontrolluar shpenzimet e infrastrukturës. Ai pret që tregu të reagojë ndryshe në dy javët e ardhshme, pasi këto përpjekje të dështojnë qartë dhe demokratët do të përqendrohen në një program më të madh shpenzimesh që do të rrisë deficitin.
Mania e kriptomonedhave u ngrit nga ideja e shpenzimeve të mëdha nga Uashingtoni, dhe shpenzimet e infrastrukturës mund të ishin pozitive. “Gjëja që ishte befasi në 2021-shin që nxiti me të vërtetë maninë ishte vala blu dhe më pas shpërthimi i shpenzimeve,” tha ai, duke vënë në dukje se Bitcoin përfitoi nga potenciali ekzisten për inflacion dhe shpenzimet e mëdha.
Burimi: CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




