Çmimi i Bitcoin po shkon drejt momentit më të keq të saj që nga viti 2011 dhe njëri nga investitorët thotë se ky është lajm shumë i mirë.
“Bitcoin po bie. Lajm i mrekullueshëm”,-kështu shkroi në Twitter, Robert Kiyosaki, autori i librit “Baba i pasur, Baba i varfër”.
“Kur çmimi të shkojë në 27 mijë dollarë, unë mund të nis ta ble përsëri. Çdo gjë do të varet nga ngjarjet makroekonomike. Kujtoni se problemi nuk është ari, argjendi, apo Bitcoin. Problemi janë të paaftët në qeverisje, Banka Federale dhe Wall Street.”
Gjatë muajit prill, Kiyosaki parashikoi se për 5 vitet e ardhshme, Bitcoin do të shkojë në 1 milion dollarë. Prapë se prapë ai preferon arin dhe argjendin për investim, duke iu referuar si “Para nga Zoti”.
Kiyosaki ka qenë gjithmonë kritik i Bankës Federale dhe Biden, duke iu referuar atyre si “humbësa” dhe “socialista” që do të zhdukin dollarin.
Çmimet e kriptove u rritën përgjatë fundjavës duke lënë mënjanë alarmimin nga investitorët për një fundjavë të gjaktë për kriptomonedhat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




