Treg

Bitcoin përfundon procesin e përgjysmimit (halving). Po tani?

Rrjeti i Bitcoin ka përfunduar procesin e përgjysmimit të njohur si “halving” dhe fitimet për prodhuesit janë përgjysmuar tashmë në 3.1 BTC nga 6.25.

Pak para ngjarjes çmimi i kriptomonedhës është luhatur fort dhe ra me 4%.

Praktikisht, përgjysmimi nuk ka pse t’i ulë vlerën BTC, por investitorët presin fitime të mëdha në muaj e ardhshëm. Pas përgjysmimit të 2012-s, 2016-s dhe 2020-s, çmimi i Bitcoin u rrit deri në 93 herë.

Ngjarja është sprovë dhe për kompanitë e prodhimit pasi fitimet e tyre bien dhe rreziku për faliment rritet.

Një analist i JPMorgan, Nikolaos Panigirtzoglou, tha të enjten se ai pret që çmimi afatshkurtër i Bitcoin të bjerë pas përgjysmimit, duke përmendur kushtet e mbiblerjes. Ai gjithashtu vuri në dukje financimin e ulët të kapitalit sipërmarrës të projekteve kripto.

Analistët në Deutsche Bank kanë një pikëpamje të ngjashme.

″ Përgjysmimi i Bitcoin tashmë është pjesërisht me çmim nga tregu dhe ne nuk presim që çmimet të rriten ndjeshëm pas ngjarjes së përgjysmimit,” tha Marion Laboure në një shënim të enjten.

“Duke parë përpara, ne vazhdojmë të presim që çmimet të qëndrojnë të larta”, shtoi ajo, duke përmendur pritshmëritë për miratimet e ardhshme të Ethereum ETF, uljet e ardhshme të normave të bankës qendrore dhe zhvillimet rregullatore.

Bitcoin aktualisht po tregtohet me pak më pak se 64,000 dollarë, afërsisht 13% nga niveli i tij më i lartë i të gjitha kohërave të 14 Marsit prej 73.9 mijë dollarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë