Treg

Bitcoin nuk reziston, bie në 93 mijë dollarë

Bitcoin e ka mbyllur javën me një rënie të fortë.

Kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet rreth 92.8 mijë dollarë, me jë zhvlerësim prej 9% brenda 24 orësh. Në mesin e kësaj jave, Bitcoin preku vlerën më të lartë në histori, 108 mijë dollarë.

Rezerva Federale, banka qendrore e SHBA-së ngacmoi tregun gjatë javës duke sinjalizuar reduktim të mëtejshëm të normave të interesit. I gjithë tregu i mallrave pësoi një rënie duke prekur dhe kriptot.

Çmimi i Bitcoin është dyfishuar gjatë këtij viti, ndikuar nga një numër faktorësh, sidomos fitorja e Donald Trump. Ai ka premtuar politika pro-kripto dhe entuziastët e Bitcoin e çuan atë në vlerën më të lartë në histori.

Bashkë me Bitcoin, edhe kriptomonedha Ether ra me 15%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë