Treg

Bitcoin në rritje. Musk kontribuon sërish

Bitcoin u tregtua gjatë fundjavës mbi nivelin më të lartë për herë të parë që nga që fillimi i majit. Komentet nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Ark Investment Management LLC, Cathie Wood dhe Tesla Inc. ndihmoi në rritjen e kriptomonedhës.

Monedha digjitale më e madhe në botë rrit mbi mesataren e saj duke kapur vlerën e 34.609 dollarëve.

Bitcoin dukej se ishte në rrezik për rënie të mëtejshme pasi ra nën 30.000 dollarë në fillim të javës. Por  ndodhi e kundërta kur Musk në konferencën “The Word B”, tha se dëshiron që Bitcoin të ketë sukses dhe se kompania e tij e eksplorimit hapësinor SpaceX Inc. zotëron disa kriptomonedha.

Wood tha që korporatat duhet të konsiderojnë shtimin e Bitcoin në bilancet e tyre, ndërsa CEO i Square Inc. Jack Dorsey tha se monedha është elastike.

Bitcoin arriti mesataren e saj 50-ditore lëvizëse për herë të parë që nga 12 maji

Ekspertët parashikojnë një qëndrueshmëri të Bitcoin midis 35-40 mijë dollarëve për muajin gusht.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë