Institucioni financiar gjigand i bankingut, sigurimeve dhe investimeve “Goldman Sachs” ka “ofruar” çdo mjet me vlerë që ka në posedim që të marrë në dorë mundësinë për të nxitur dhe menaxhuar investimet me Bitcoin.
Vetë kompania ka për qëllim të nisë investimet në asetet digjitale.
Goldman emëroi Mary Rich si kreun e aseteve digjitale nëpër botë. Ajo tha për CNBC se kompania po negocion me grupe pune për të analizuar mënyra se si t’i përafrohen klientëve të pasurisë digjitale.
Këkresa e Goldman për të ofruar mundësinë e mbajtjes dhe menaxhimit të valutës në rrjet, tregon edhe njëherë që Bitcoin po zë vend në treg.
Sipas ekonomistëve, ka dy grupe që kanë Bitcoin nën interes, ata që e mendojnë si mbrojtje kundër inflacionit dhe ata që duan të bëhen pjesë e hapësirës së digjitalizimit.
“Jemi akoma në fazat e para të kësaj veprimtarie, por besojmë se do të jetë pjesë e së ardhmes sonë,”-thonë përfaqsuesit e Goldman.
Burimi: CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




