Treg

Bitcoin mbyll javën me rritje

Bitcoin solli surpriza të premten, duke e mbyllur javën në vlerën e 20.000 dollarëve, me 9% rritje në 2 orë.

Çmimi i kriptomonedhës më të famshme në botë u luhat pasi inflacioni në SHBA rezultoi më i lartë nga se pritej për shtatorin, por ajo zgjati pak. Bitcoin po performon më mirë se aksionet e S&P 500. Ajo po ruan stabilitetin këto kohë dhe likuiditeti i saj ka ardhur në rritje, për shkak të blerjeve të shumta. 116 mln dollarë likuiditet u futë në BTC për 24 orë.

Ekspertët e quajnë këtë fazë si “të mërzitshme” sepse nuk ka shumë zhvillime, por kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e monedhës.

Nga ana tjetër Ethereum ka arritur në vlerën e 1.341 dollarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë