Reagimi i Bitcoin ndaj tensioneve gjeopolitike që u përshkallëzuan gjatë fundjavës ishte i kufizuar, edhe pse tregjet tradicionale reaguan më ashpër. BTC ra në rreth 65.500$ të hënën pasi tregtohej në një interval të paqëndrueshëm midis afërsisht 63.000$ dhe 68.000$. Nga ana tjetër, tregjet reaguan negativisht ndaj rritjes së tensioneve mes SHBA dhe Iran dhe raportimeve se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ishte vrarë në një sulm ajror.
Pavarësisht sfondit intensiv dhe të paqëndrueshëm, komentatorët e tregut thonë se konflikti nuk e ka ndryshuar trajektoren e Bitcoin.
Zona me rrezik të lartë
Në një postim në X, Mr. Wall Street deklaroi se “asgjë nuk ka ndryshuar me luftën e re”. Ai tha se nuk beson që fundi i ciklit është te 60,000 $. Sipas tij, fundi i ciklit do të formohet më vonë këtë vit, rreth 45,000 $, por vetëm pasi Bitcoin të ngjitet fillimisht në zonën 80,000-85,000 $.
Pikëpamja e analistit, tregon se, edhe pse goditjet gjeopolitike mund të krijojnë paqëndrueshmëri, nuk beson se ato e zhvlerësojnë pritjen për një rritje afatshkurtër të ndjekur nga një fazë korrigjuese më e thellë. Një tjetër komentator i njohur i tregut kripto, Doctor Profit, gjithashtu mbajti qëndrimin se lufta nuk e ndryshon pozicionimin e tij më të gjerë në rënie.
Ai shkroi se Bitcoin “mbetet në një zonë absolute me rrezik të lartë” dhe se tregu ende nuk ka prekur fundin.
“Lufta nuk ndryshon asgjë në perspektivën time ‘bearish’ për kriptot dhe aksionet.”
Të dy analistët, megjithëse ndryshojnë për drejtimin afatshkurtër, theksuan se përshkallëzimi gjeopolitik nuk ka ndryshuar thelbësisht tezat e tyre ekzistuese për tregun.
Konflikti SHBA-Iran tashmë i përfshirë në çmim?
Traderi CrypNuevo tha se tregu e kishte përfshirë tashmë konfliktin SHBA-Iran gjatë javës së kaluar. Ai shpjegoi se tregjet nuk mund të bien shumë më tepër sepse ngjarja ishte kryesisht e parashikuar, por theksoi pasigurinë rreth kohëzgjatjes së luftës dhe statusit të Ngushticës së Hormuzit. Sipas tij, kontratat e së ardhmes të aksioneve, të cilat Bitcoin ka tendencë t’i ndjekë, ka të ngjarë të hapen negativisht dhe të rikuperohen sapo të shfaqen sinjale de-përshkallëzimi.
Ai shtoi se një konflikt i zgjatur nuk ka gjasa, duke përmendur shqetësimet se mbyllja e zgjatur e Ngushticës së Hormuzit do të rriste çmimet e naftës dhe inflacionin në SHBA, diçka që ai nuk pret të ndodhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje