Treg

Bitcoin humb 260 trilionë dollarë

Bitcoin humbi 260 trilionë dollarë mëngjesin e të premtes duke rënë me 10% në më pak se 24 orë dhe duke arritur në vlerën e 49 mijë dollarë.

Përgjatë një viti Bitcoin u rrit me 71% që u stimulua nga investitorët institucionalë dhe blerjet nga kompanitë e mëdha si Tesla. 

Kjo rënie e menjëhershme e kriptomonedhës mbështet dyshimet për një marrëveshje të fshehtë për institucionalizimin e monedhave digjitale.

Autoritetet nëpër botë po shohin mundësinë e një autoriteti rregullator për tregun e kriptomonedhave. India po parashikon të ndalojë plotësisht mbajtjen dhe tregtimin e tyre, ndërkohë që sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Jannet Yellen e quajti Bitcoin një spekulim dhe se mund të sjelllë humbje të mëdha.

Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë