Teknologji dhe Inovacion

Bitcoin harxhon energji elektrike sa gjithë Argjentina

‘’Miniera’’ e Bitcoin  kërkon sasi të mëdha energjie elektrike lidhur dhe me përdorimin në masë të kompjuterëve për verifikimin e transaksioneve.

Studiuesit thonë se gjatë nje viti Bitcoin harxhon 121.36 Terawatt që është më i lartë se energjia e shpenzuar nga shteti i Argjentinës, apo Hollanda, apo Emiratet e Bashkuara. Ky konsum i lartë mund të bie vetëm nëse çmimi i kriptomonedhës bie.

Kriptomonedha arriti një vlerë prej 48.000 pound këtë javë, rritje e ndikuar nga investimi i Teslas e cila bleu 1.5 miliardë dollarë vlerë të kriptomonedhës.

Zakonisht kompjuterat që janë të specializuar për të prodhuar Bitcoin janë të lidhur me rrjetin e kriptomonedhës dhe verifikojnë transaksionet e dërguesve dhe të marrësve.

Procesi i verifikimit të transaksioneve përfshin puzzle-a mbi qarkullimin e Bitcoin në mënyrë që të mos ketë manipulim të transaksioneve globale.

Si shpërblim, prodhuesit e fitojnë sasi të vogla Bitcoin në formën e një llotarie.

Me qëllim rritjen e fitimit të tyre, prodhuesit punojnë me disa kompjutera për të zgjidhur puzzle-at duke rritur në nivele shumë të larta shpenzimin e energjisë.

Studiuesit dhe ambjentalistët e cilësojnë këtë proces të dëmshëm për mjedisin pasi shpenzohet shumë energji  për një llotari dhe rritet niveli i Dioksidit të Karbonit.

Ata thanë se është absurde që Tesla propagandon mbrojtjen e mjedisit dhe  investon në një fushë që e dëmton kaq shumë mjedisin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë