Teknologji dhe Inovacion

Bitcoin është mall dhe jo para

Nga Robert Armstrong* – Para shumë vitesh në u punësova në një institucion financiar, pa asnjë eksperiencë. Pyeta shefin tim se si duhet ta bëj këtë punë edhe më tha: “Merr një makinë llogaritëse dhe mëso si të shtypësh numrat, vetëm kaq do të bësh”.

Ai kishte të drejtë. Prandaj sot më duket e çuditshme të shkruaj për Bitcoin. Vlera e stokut të Bitcoin ra me 29% për një ditë dhe uli vlerën e vet me mbi 200 miliardë dollarë.

Ka diçka që duhet thënë. Bitcoin është një aset sasior për një kompani që premton, por nuk sjell asgjë. Metafora e duhur. Shumë njerëz flasin për të në këtë mënyrë. Ja çfarë thotë Bill Miller, një investitor i famshëm: “Bitcoin është zgjidhja e ngërçeve në një ekonomi të monopolizuar nga qeveria dhe sistemi bankar, një flori digjital. Floriri është analog dhe Bitcoin digjital. Në fakt është shumë më superior në vlerë se sa ari. Ti nuk mund të udhëtosh diku me sasi ari me vlerë miliona dollarësh me vete sepse është i rëdë dhe i vështirë për tu copëzuar, por mund të çosh Bitcoin ku të duash për punë sekondash pa u parë fare.”

Nëse Bitcoin funksionon do të zërë vendin e parasë fizike sepse ruan inflacionin dhe bën transferta pa kosto dhe pa kontrolle qeverie.

Ja çfarë thotë Marc Adreesen, një investitor teknologjie shumë i famshëm: “Blloku i Bitcoin është një metodë e re pagesash. Vendos vlerën, transferoje, marrësi merr vlerën, nuk duhet autorizim dhe asnjë kosto.”

Nëse Bitcoin bëhet para, vlera e tij do të rritet edhe më shumë.

Në botë ka rreth 10.000 trilionë dollarë ar, ndërsa Bitcoin 1.100 trilion dollarë. Jam i bindur që Bitcoin mund të rritet 10 herë dhe të konsiderohet si ari.

Njerëzit e logjikshëm duhet ta kuptojnë se teknologjia e Bitcoin nuk po funksionon ende. Momentalisht Bitcoin është shumë i luhatshëm për të qenë para. Unë mund të fluturoj në Meksikë duke mbajtur ndonjë gjë tjetër, por jo Bitcoin.

Transaksionet e Bitcoin janë zakonisht të kushtueshme dhe të ngadalta, ndërkohë që kriptomonedha nuk është pranuar akoma gjerësisht. Bitcoin nuk është valutë, por ideja që një ditë mund të bëhet e tillë është arsyeja se pse ka një vlerë të tillë.

Kur vlera e aksioneve të një kompanie që ka Bitcoin në bazë, rritet përshkak të kriptomonedhës, nuk do të thotë ndonjë gjë. Është thjesht zhurmë në treg.

Këtu është edhe gabimi që kanë bërë shumë nga suportuesit e BTC. Ata mendojnë se sa më shumë t’i rritet vlera, aq më e afërt është koha që ajo të bëhet para konkrete. Jo! Vlera e shumë gjërave rritet, që nga kartat e bejsbollit e deri tek shishet e verës. Kjo nuk i bën ato para, i bën asete, mall. Mallrat janë gjëra të mira.

Nëse do të bëhej valutë, Bitcoin do të transferohej dhe përdorej më shumë kudo.

Si përfundim. Bitcoin ra kur Banka e Kinës tha ditën e mërkurë që nuk mund ta përdorin sepse nuk është valutë. Kjo është diçka me rëndësi, por një ndër gjërat kryesore të botës së Bitcoin është se mendimet e Bankave dhe qeverive nuk kanë peshë. Ndonëse rënia e vlerës tregon që edhe ka.

* Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë