Bitcoin ra me 14%, në vlerën më të ulët që nga shkurti pasi Kina lajmëroi se do të ndalohet përdorimi i monedhave digjitale nga institucionet financiare.
Në një konferencë nga Banka Qendrore e Kinës, u tha se institucionet finnaciare nuk duhet të pranojnë kritpovalutat apo ndonjë gjë tjetër lidhur me to, për shërbimet e tyre.
“Paraja virtuale nuk është para e vërtetë dhe nuk mund të përdoret nëpër tregje”,-thanë përfaqësuesit duke hedhur spekulime mbi kriptomonedhat.
Mëngjesin e të mërkurës, Bitcoin ra në vlerën e 38 mijë dollarëve.
Ky veprim nga Kina vjen pas vendimit që ajo do të digjitalizojë monedhën e saj vendase. Tregjet e tjera, si psh në SHBA janë të hapur akoma për kriptomonedhat dhe përdorimin e tyre nga institucionet.
Presionet e Kinës kundrejt kriptovalutave kishin nisur që nga viti 2017 kur u mbyllën të gjitha pikat e këmbimit të kriptomonedhave atje.
SHBA-ja e ka lejuar përdoimin e kriptomonedhave edhe në tregjet publike dhe po përdoret edhe nga bizneset e mëdha apo banka tregtare. Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane u shpreh skeptike mbi kriptomonedhën duke thënë se përveç rreziqeve në çmim dëmton edhe mjedisin.
Burimi:Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.