Bitcoin e mbylli javën përsëri me humbje duke shkuar në vlerën e nën 36 mijë dollarëve. Kriptomonedha më e famshme në botë ra me 7%, Ether me 9.3% dhe Dogecoin me 4%.
Bitcoin po mundohej të rikuperonte humbjen prej 30% që ndodhi para dy javësh dhe u ngrit përsëri në 40 mijë dollarë.
Këto ngjarje po hapin debate nëse BTC apo Ether duhet të konsiderohen si mallra.
Në uljet e mëparshme pati dorë Elon Musk dhe Kina, ndërsa këtë herë drejtoresha e një kompanie.
Cathie Wood, nga Ark Investment Management tha se Bitcoin ka dorë në deflacion.
“Unë mendoj se çfarë do të ndodhë është se monedhat e tyre do të jenë nën presion, shpejtësia e parave të tyre do të rritet ndërsa gjithnjë e më shumë “njerëzit e tyre” zhvendosen në Bitcoin, monedha të tjera digjitale dhe mallra”,- tha Wood në konferencën e CoinDesk 2021 të enjten.
Burimi:CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




