Kriptomonedhat u tregtuan me rënie gjatë ditës së sotme(28 shkurt).
Pas dy muajsh që kishte qenë në rritje, Bitcoini ra me 0.31% në 23.435 dollarë.
“Shumica e kriptomonedhave ranë pas publikimit të të dhënave të porosive të mallrave të qëndrueshme në SHBA për janarin. Të dhënat treguan një rënie prej 4.5%, duke shkaktuar shqetësim tek investitorët dhe tregtarët për mundësinë e rritjes së inflacionit dhe normave të interesit, pavarësisht”, tha Edul Patel, bashkë-themelues dhe CEO i Mudrex.
Poligoni ra me 3.5% i ndjekur gjithashtu edhe nga kriptomonedhat e tjera si Solana, Shiba Inu, Ethereum dhe Litecoin.
Pas një rritje shumë të mprehtë në janar dhe një rritje më të lehtë në shkurt, Bitcoin u dëmtua nga perspektiva e normave më të larta të interesit për të ulur inflacionin.
Një shtrëngim rregullator në SHBA pas kolapsit të FTX po “shtrydh” gjithashtu të gjithë tregun.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që të shohë më shumë rregullime të tregut të aseteve digjitale dhe thotë se mund të ketë një ndalim të plotë të kriptove.
“Ne jemi pro rregullimit të botës së parasë digjitale”, tha shefja e FMN Georgieva në një intervistë me Bloomberg, duke shtuar se kjo është një prioritet për Bordin e Stabilitetit Financiar dhe FMN.
Gjithsesi, “nëse rregullimi është i ngadaltë dhe kriptot nisin të bëhen më të rrezikshme për konsumatorët dhe ekonominë, alternativa e ndalimit total të tyre qëndron ende në tavolinë.”
Burimi: The Economic Times/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




