Treg

Bitcoin bie nën 64.000 dollarë pas shpërthimeve në Teheran

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera ranë ndjeshëm pasi Izraeli njoftoi të shtunën se kishte kryer një sulm parandalues ndaj Iranit.

Bitcoin ra deri në 3.8%, duke arritur 63,038 dollarë, ndërsa Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe, humbi 4.5% duke shkuar në 1,835 dollarë. Rreth 128 miliardë dollarë u zhdukën nga vlera totale e tregut të aseteve digjitale menjëherë pas lajmit, sipas të dhënave nga CoinGecko.

Tre shpërthime të mëdha u dëgjuan në qendër të Teheranit, raporton agjencia Fars, dhe disa raketa duket se goditën kryeqytetin. Televizionet shtetërore iraniane shfaqën tym të dendur që ngrihej mbi disa pjesë të qytetit. Sipas Associated Press, një nga sulmet ndodhi pranë zyrës së Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, shpalli gjendje emergjence ndërsa njoftoi sulmin dhe paralajmëroi se vendi pritet të sulmohet me dronë dhe raketa.

Për Bitcoin, këto humbje shtrihen mbi një tendencë rënëse që ka nisur muaj më parë, që filloi pas kulmit mbi 126,000 dollarë në tetor./bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë