Treg

Bitcoin bie në vlerën më të vogël që nga janari

Bitcoin arriti në vlerën më të vogël të vetën që nga muaji janar, duke shkuar poshtë vlerës së 30 mijë dollarëve .

Që nga muaji prill, kriptomonedha ka rënë më shumë se 50%, nga 65 mijë dollarë në 29 mijë.

Matt Maley, ekspert i tregjeve ekonomike tha se një vlerësim i Bitcoin poshtë 30 mijë dollarëshit, do t’i bëjë investitorët “të kthehen në shtëpi”. Pavarësisht se Bitcoin mund të ndryshojë tregun për një kohë të gjatë, nuk do të thotë që nuk mund të bie vetë për një kohë të shkurtër.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë