Bitcoin po tregtohet me çmimin më të ulët të dy javëve nën frikën se pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund t’a zhvlerësojë deri në 30 mijë dollarë.
Mëngjesin e të martës, kriptomonedha më e famshme në botë ra në 36 mijë dollarë, pas njoftimit se Putin ka njohur si rajone të pavarura dy republika separatiste në lindje të Ukrainës dhe ka dërguar trupa atje. Kriptomonedha të tjera patën gjithashtu rënie.
Bitcoin ra në nivelin e 40 mijë gjatë fundjavës dhe vazhdoi të zhytej më tepër me thellimin e krizës në Ukrainë duke kundërshtuar argumentin se kriptomonedhat janë parajsë në një rrëmujë gjeopolitike. Në të njëjtën kohë, ari ka arritur nivelin më të lartë që nga qershori 2021.

“Në kaosin botëror, SHBA, Rusi, Ukrainë, Bitcoin supozohej të ishte përgjigjia e çdo pyetje, por po performon shumë keq kundrejt armikut të tij, arit”,-tha John Roque, analist.
Roque parashikon se Bitcoin mund të shkojë në 30 mijë dollarë, nivel që është lë pas një vit më parë, sepse tani, investitorët po merren me arin.
Gjeopolitika ka zëvëndësuar inflacionin si element kyç në lëvizjen e tregjeve tradicionale dhe digjitale.
Katie Stockton, ekonomiste, beson se Bitcoin do të shkojë rreth 27 mijë dollarëve.
Bloomberg/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




