Bitcoin u rrit në 37,700 dollarë për të arritur një rekord të ri të lartë sot, të enjten duke ndihmuar për të konfirmuar një vlerë totale të të gjithë tregut të kriptovalutave mbi 1 trilion dollarë për herë të parë.
Monedha dixhitale arriti një vlerë prej 37,739,08 dollarë, më e larta në të gjitha kohërat rreth orës 13:44. Ora e Singaporit, vetëm disa orë pasi kishte kapur 36,000 dollarë, sipas të dhënave nga Coindesk.
Bitcoin ishte mbi 5% nga një ditë më parë rreth orës 2:42 pasdite me orën e Singaporit.
Kriptovaluta është rritur rreth 29% që nga fillimi i 2021 dhe në 12 muajt e fundit është rritur mbi 380%.
Ndërkohë, vlera e të gjithë tregut të kriptovalutave, e cila përbëhet nga Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale si Etherium,Tether, etj kaloi 1 trilion dollarë për herë të parë herët të enjten, sipas të dhënave nga Coinmarketcap.
Ringjallja e Bitcoin u është atribuar një numri faktorësh duke përfshirë më shumë blerjet në radhët e investitorëve të mëdhenj institucionalë. Investitorët e profilit të lartë si Paul Tudor Jones, për shembull, kanë blerë Bitcoin.
Shumë dema (ata që e parashikojnë të ardhmen e kriptovalutës të ndritur) të Bitcoin thonë se kriptovaluta është e ngjashme me “arin dixhital”, një strehe e një aseti të sigurt të mundshëm dhe një mbrojtje kundër inflacionit. Në një shënim të fundit kërkimor, JPMorgan thoshte se Bitcoin mund të arrinte 146,000 dollarë në periudhën afatgjatë pasi konkurron me arin si një monedhë “alternative”. Megjithatë, strategët e bankës së investimeve vunë në dukje se Bitcoin do të duhej të bëhej më pak i paqëndrueshëm për të arritur këtë çmim. Bitcoin është i njohur për ndryshime të egra të çmimit.
Ideja e Bitcoin si një mbrojtje kundër inflacionit ka vazhduar të fitojë terren, ndërsa qeveritë në të gjithë botën fillojnë me programe stimuluese fiskale në shkallë të gjerë. Analistët argumentojnë se kjo mund të shkaktojë një rritje të inflacionit.
“Ky veprim i fundit i demave në janar është i sigurt se do të tërheqë vëmendjen e menaxherëve të aseteve për të diversifikuar edhe më shumë pasuritë e tyre në kriptomonedha pasi ata janë të etur për të gjetur investime alternative, të tilla si kriptovaluta ose ari, për të mbrojtur inflacionin dhe rreziqet gjeopolitike” ka shpjeguar Simons Chen , drejtori ekzekutiv i investimeve dhe tregtisë në firmën e shërbimeve financiare të kriptovalutave Babel Finance.
“Një numër i madh i investitorëve individual (jo profesionistë) gjithashtu janë bashkuar në garë kohët e fundit pasi kanë frikë të humbin mundësitë për të krijuar fitime të shpejta, nga garimi i fundit i demave,” shtoi ai.
Por disa kritikë të Bitcoin – të tillë si David Rosenberg, ekonomist dhe strateg në Rosenberg Research – e kanë quajtur Bitcoin një flluskë.
“Lëvizjen parabolike të Bitcoin në një periudhë kaq të shkurtër kohore, unë do ta quaja për çdo siguri, tejet anormale,” tha Rosenberg në fillim të këtij muaji. / CNBC /
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




