Para

Bitcoin arrin 30 mijë dollarë pas njoftimit se Kina do të lehtësojë masat e Covid-19

Bitcoin u rrit përsëri gjatë dy javëve të fundit, rreth 30 mijë dollarëve, me investitorët që po thonin se kriptomonedha po del nga humnera që kishte rënë.

Kriptomonedha më e famshme në botë u rrit me 5.2%, që nga rënie e 15 majit. Ether dhe monedha më të vogla që e përballuan pak më mirë rënien, u rritën po ashtu. Tregu i aksioneve të përgjithshme po ashtu u rrit në Azi dhe Europë, pasi Kina tha se do të lehtësojë masat e Covid.

Bitcoin përjetoi 8 javë në territorin e kuq dhe arriti në nivelin e tejshitjes.

Korrelacioni midis Bitcoin dhe aksioneve filloi të prishet javën e kaluar pasi Indeksi S&P 500 shënoi fitimin e tij më të madh javor që nga nëntori 2020, ndërsa Bitcoin ra për të tetën javë radhazi.

“Unë pres që ky boshllëk të mbyllet në afat të shkurtër me rritjen e kriptove”, tha Shiliang Tang, shefi i investimeve në fondin e kriptove LedgerPrime, në një email.

Raportet e inflacionit nga Spanja dhe Gjermania të hënën nënvizuan se forcat makroekonomike që kanë peshuar mbi kriptomonedhat në javët e fundit nuk do të lehtësohen. Çmimet e konsumit në të dy vendet u rritën më shpejt se sa pritej në maj, duke shtuar presionin mbi Bankën Qendrore Europiane për të hequr stimujt e periudhës së krizës. Rritja e normave të interesit në mbarë botën ka shkaktuar një shitje të aktiveve me rrezik këtë vit, duke e çuar Bitcoin në rënie me 34% që nga 31 dhjetori./Finance.yahoo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë