Bota

Bisedime sekrete Iran-SHBA për energjinë bërthamore dhe të burgosurit amerikanë

Gazeta Si – “Administrata Biden ka negociuar në heshtje me Iranin për të kufizuar programin e tij bërthamor dhe për të liruar amerikanët e kapur rob”, – sipas zyrtarëve në tre vende.

“Negociatat janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Shteteve të Bashkuara për të lehtësuar tensionet dhe për të zvogëluar rrezikun e një konfrontimi ushtarak me vendin islamik”, mësohet nga “Morning Briefing” e gazetës “New York Times”.

Qëllimi i Shteteve të Bashkuara, është arritja e një marrëveshjeje joformale dhe të pashkruar, të cilën disa zyrtarë iranianë e quajnë “armëpushim politik”.

Ajo do të synonte të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm në një marrëdhënie armiqësore që është bërë edhe më e tensionuar, pasi Irani krijon një rezervë të uraniumit shumë të pasuruar, furnizon Rusinë me dronë për përdorim në Ukrainë dhe godet brutalisht protestat e brendshme politike.

Përsëri “Neë York Times” shkruan: “Irani do të pranonte të mos pasuronte uranium përtej nivelit aktual të prodhimit prej 60% të pastërtisë.

Ai gjithashtu do të ndalonte sulmet ndaj kontraktorëve amerikanë në Siri dhe Irak, do të zgjeronte bashkëpunimin me inspektorët ndërkombëtarë bërthamorë dhe do të përmbahej nga shitja e raketave balistike për Rusinë, thanë zyrtarët iranianë.

Në këmbim, Republika Islamike e Khameneit pret që Shtetet e Bashkuara të shmangin shtrëngimin e sanksioneve që tashmë po mbytin ekonominë e saj; të mos kapen cisterna të huaja të ngarkuara me naftë, siç ndodhi së fundmi në prill; dhe të mos kërkojë rezoluta të reja ndëshkuese nga Kombet e Bashkuara apo Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike për aktivitetin e saj bërthamor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë