Motosport

Binoto sulmon FIA-n: Vendimi për Leklerk, qesharak dhe i papranueshëm!

Gazeta Si – “Para së gjithash, bravo dhe komplimente Maks Vershtapenit për fitoren, ka garuar në mënyrë ekselente gjatë gjithë sezonit, – ka thënë Binoto, drejtues i Ferrarit. – Për vendimin e FIA-s nuk dua të komentoj. Këtë herë vendosën gjithçka në pak sekonda, pa dëgjuar pilotët.

Është qesharake dhe e papranueshme, do të flasim në vendin e përshtatshëm”. Matia Binoto nuk është dakord. Ai e ka sulmuar fuqishëm FIA-n për administrimin e garës së Japonisë dhe mbi të gjitha për penalizimin e Leklerk pak minuta pas flamurit me kuadrate.

Ato 5 sekonda penalizimim për francezin vendosën kampionatin, sepse Lekelrk zbriti në vend të 3-të dhe Vershtapen u certifikua kampion bote. Për Binoton nuk është problem kampionati, sepse ai ishte në duart e Vershtapenit.

Po ashtu, një penalitet mund të merret, por drejtuesin e Ferrarit e shqetëson metoda, mënyra e vendimmarrjes. Sepse në Singapor, jo më shumë se një javë më parë, u deshën 3 orë për të vendosur, nëse Perez kishte respektuar apo jo distancën me ‘Safety Car’.

“Vendimi kundër Leklerk ka pak sens, nuk kishte asnjë avantazh të fituar. Ishte përpara dhe përpara mbeti. Njoftimi për hetimin nuk na shqetësoi aspak, por pas pak sekondash mësuam vendimin për 5 sekonda penalitet pa dëgjuar pilotët”, – thotë Binoto.

Tjetër gjë që nuk i ka pëlqyer atij është vendimi që makinat të niseshin nga vendi. “Nisja u bë në kushte kritike pa ‘Safety Car’. Pastaj një traktor në pistë, një seri veprimesh që tregojnë se situata duhet përmirësuar”, – u shpreh Binoto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë