Lojëra me Dore

Binomi që i afrohet duelit Kobe vs. Jordan

Shai Gilgeous-Alexander vs. Anthony Edwards është binomi më i përafërt me atë Kobe vs. Jordan. Të sqarojmë diçka më herët, SGA dhe Ant nuk janë Kobe Bryant dhe Michael Jordan. Por një duel Kobe-MJ në playoff është e destinuar të mbetet një ëndërr. Kobe dhe MJ luajëtn 8 herë mes tyre por në asnjë rast nuk ishin në kulmin e tyre.

Në sfidat e para, Kobe ishte një lojtar në rritje ndërsa Jordan në kulm. Kur Jordan u kthye për të dytën herë në parket, situata ishte e ndryshme, Kobe po arrinte majat ndërsa Jordan në perëndim të karrierës. Shai Gilgeous-Alexander vs. Anthony Edwards. Aftësitë e ngjashme të Ant me MJ janë diskutuar shumë në vitet e fundit.

Ndërsa SGA ka më shumë ngjashmëri me stilin e Kobe-s. Diçka që u vu re në Finalet e “Western Conference” dhe një përballje është e paevitueshme, pavarësisht se skuadrat janë ndeshur vetëm një herë në playoff. Por 10 vjet më pas kur të shohim nga ku u nisëm do të themi se SGA vs. Ant është ajo çka Kobe vs. MJ mund të ishte…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë