Kur duhen më shumë se dy muaj nga nisja e sezonit të 75 në botërorin e Formula 1 është zhvilluar një sondazh për binomin më të fortë të pilotëve. Siç dihet gjatë dhe në përfundim të kampionatit të kaluar, transferimet e pilotëve ishin ndër zhvillimet më të rëndësishme të këtij sporti. Rezultatet e sondazhit në pëfundim të votimit dhanë këto rezultate:
- Binomi i pilotëve të Ferrari-t, Hamilton-Leclerc mori 56% të votave si dyshja më e fortë për edicionin e 75-të.
- Në vendin e dytë por me diferencë për pëlqyeshmërinë mes tifozëve është çifti i McLaren, Norris-Piastri, që mori 29% të votave.
- Binomi i Red Bull, Verstappen-Laëson kompleton podiumin me 6% të votave, ndërsa Albon-Sainz (5%) dhe Russell-Antonelli (1%) plotësuan 5-en e parë.
- Transferimet e pilotëve për vitin 2025 panë mbërritjen e Hamilton te Ferrari, transferimin e Sainz te Williams dhe Liam Laëson të garojë përkrah Verstappen pas largimit të Sergio Perez nga Red Bull.
- Mercedes zgjodhi Kimi Antonelli-n si partner të George Russell pas largimit të Hamilton drejt “Scuderi”-së.
- McLaren qëndroi me të njëjtin binom – Norris dhe Piastri që do ta vazhdojnë aty ku e lanë në fund të 2024 si kampionë për konstruktorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.