18-vjeçarja Billie Eilish u ka dhënë fansave të saj diçka për të qenë jashtëzakonisht mirënjohës për këtë vit.
Këngëtarja fituese e Grammy debutoi një këngë të re të shoqëruar nga një videoklip të enjten që kaloi. Kënga me titull “Therefore I Am”, është në dispozicion në të gjitha platformat streaming.
Teksti i këngës ka të bëjë me një person misterioz, të cilit Eilish i dërgon një mesazh të qartë: “Unë nuk jam shoku yt ose askush/ dreq, ti mendon se je burri / mendoj, prandaj, jam”, këndon ajo.
“Ndal, për çfarë dreqin po flet? Hiqe emrin tim të bukur nga goja”, vazhdon ajo.
Në një intervistë me Zane Lowe të Apple Music në lidhje me “Therefore I Am”, 18-vjeçarja Eilish, nuk do të shpjegonte se për kë – nëse kënga ishte shkruar për dikë.
“Kjo këngë është shumë, shumë e interpretueshme”, tha Eilish për këngën e re. “Unë jam shumë kurioz të shoh se çfarë marrin njerëzit nga ajo dhe gjithashtu çfarë ndiejnë kur e dëgjojnë atë. Unë nuk e di. Por po, është pak e keqe. Unë e dua atë”.
Videoklipi i këngës “Therefore I Am” është xhiruar tërësisht me iPhone, dhe e sjell këngëtaren 18-vjeçare duke vrapuar e vetme nëpër qendrën tregtare, “Glandale Galleria”, në Kaliforni.
Eilish është shprehur se kënga “Therefore I Am”, nuk do të publikohej kurrë nëse nuk do të ekzistonte kjo pandemi, e cila duket se ia ka ndryshuar mënyrën e të menduarit.
Eilish bëri historinë në Grammy Awards këtë vit, duke u bërë interpretuesja më e re solo që ka fituar albumin e vitit.
Ndër të tjera, Eilish foli edhe për albumin e saj debutues të vitit 2019, “When We Fall Asleep, Where Do We Go?”, duke e pranuar se mendon që ishte shumë e re në moshë kur e kishte realizuar atë, dhe se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj brenda dy vjetëve të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.