Ylli i muzikës pop Billie Eilish dha një mesazh të fuqishëm në lidhje me shmangien e komenteve seksiste, ndërsa ajo filloi turneun e saj botëror në Miami natën e së hënës.
18-vjeçarja ka thënë edhe më parë se ajo vesh rroba të gjera, për të mos u përballur me komentet seksiste dhe i është drejtuar kritikuesve të respektojnë zgjedhjen e saj.
“Nëse ajo që unë vesh është e rehatshme, nuk jam një grua. Nëse do të tregoj format e mia, jam zuskë. Edhe pse nuk e keni parë kurrë trupin tim, ju akoma flisni për të, Pse?,” tha ajo.
Video dy minuta që është pjesë e këngë vë Ellish, tregon se ajo ishte duke hequr disa veshje deri sa ngeli me reçipeta, për tu futur më pas në sipërfaqen e një lëngu të zi.
Në fund të klipit, ajo thotë se njerëzit nuk duhet të fjalën për format e tyre, apo të njerëzve të tjerë.
“Ne vendosim se kush janë ata, apo sa vlejnë. Nëse vesh më shumë rroba, ose nëse vesh më pak rroba, çfarë e bën në të vërtet një njeri. A janë vendosen vlerat e mia bazuar në perceptimin tuaj? Apo mendimi juaj për mua është përgjegjësia ime?,” ka shtuar ajo.
Gjatë koncertit, fituesja e çmimit Grammy ishte e veshur me rrobat e saj tradicionale ushtarake, ndërsa vokali i saj shpesh herë mbytej nga zëri i turmës. Koronavirusi ndaloi turneun e saj nëpër Europë dhe këngëtarja ka deklaruar se do të vijoj në korrik, pasi ajo të ketë përfunduar turneun në Amerikën e Veriut dhe Jugut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.