Gazeta Si - Financieri dhe trafikanti i fëmijëve Jeffrey Epstein, shantazhoi "mikun" e tij Bill Gates me një email të dërguar në vitin 2017, dy vjet para se të vetëvarej në burg, duke i kërkuar para dhe duke e kërcënuar se do të zbulonte lidhjen e tij me rusen Mila Antonova kur ajo ishte 20 vjeçe.
Gates e kishte takuar rusen në Kaliforni në një turne të lojës me letra në vitin 2010. Hetimi i gazetës “Wall Street Journal”, ka bërë xhiron në të gjitha mediat e botës.
Në anglisht, emri i lojës me letra do të thotë urë (por disa thonë se vjen nga sllavishtja “bric”, për të prerë).
Rasti i ri Epstein-Gates, është në fakt një përzierje urash dhe prerjesh, lidhjesh të çuditshme dhe këputjesh radikale.
Kartat dhe futbolli me këmbë
Në vitin 2010, Gates është 55 vjeç dhe me gruan e tij Melinda i është përkushtuar fondacionit filantropik të familjes.
I pasionuar pas “bridge”-t, gjatë një turneu ai luan me një informaticiene të re me origjinë ruse që jeton në Silicon Valley.
Ajo ka vendosur një video në YouTube në të cilën flet për ndeshjen me Gates: “Nuk e kam rrahur, por kam tentuar ta godas me këmbë”.
“Këmba” e pafajshme nën tavolinë shndërrohet në një lidhje, askush nuk e di se sa kohë, mes njëzetvjeçares dhe miliarderit (lidhja e dytë jashtëmartesore e njohur, pas asaj me një punonjës të Microsoft-it).
Ajo e përshkroi takimin e tyre në një video. “Unë nuk e kam goditur, por u përpoqa ta prek me këmbën time”, - kujton ajo.
Takimi me Epstein
Në vitin 2013, Antonova shkon të takojë Epstein në rezidencën e tij në Nju Jork. Këto janë vitet në të cilat Bill Gates takohet edhe me financierin, i shpallur fajtor (në vitin 2008 në Florida) për rastin e një të mituri të iniciuar për prostitucion.
Për vdekjen e Epstein, Gates do të pendohet për ato takime, të cilat sipas tij kishin për qëllim të vetëm mbledhjen e fondeve për kërkime (dhe që sipas gruas së tij Melinda, do të jetë një nga arsyet e divorcit të tyre).
Një natë, shkruan “New York Times”, Bill do të qëndrojë vonë në shtëpinë e Epstein (ku i bashkohet një modele suedeze).
Por kush e shoqëroi të dashurën e re të “bridge”-t te financieri pedofil? Boris Nikoliç, një doktor që u diplomua në Universitetin e Zagrebit (dhe më pas në Harvard) shumë afër Gates (në vitin 2010 ai ishte konsulent shkencor i Fondacionit të tij, më pas një kapitalist sipërmarrës në sektorin e bioteknologjisë) dhe gjithashtu shumë i afërt me Epstein (i cili do ta përfshijë atë në mesin e zbatuesve të vullnetit të tij).
Kështu parashikohet të ketë qenë lidhja mes personazheve: Gates e drejton Antonovën drejt Nikoliçit, i cili e çon te Epstein.
Propozimi i biznesit
Gruaja e re dëshiron të hapë një platformë për të mësuar “Bridge”-n (lojën me letra) në internet dhe i kërkon financierit 500,000 dollarë.
Epstein refuzon, por një vit më vonë ai i ofron asaj një apartament në Nju Jork dhe i paguan asaj një kurs të shtrenjtë në përditësimin e kompjuterëve.
Në vitin 2017, Epstein përpiqet të përfshijë Gates në një projekt (pseudo) filantropik, ku çështja sistemohet nga banka JP Morgan.
Bill refuzon. Megjithatë, Jeffrey u shkruan shefave të bankës duke thënë se është shumë afër Gates (pa e përfshirë atë në email).
Projekti nuk fillon. Epstein zemërohet. Dhe ai i shkruan një email Bill-it (mesazhi është thelbi i hetimit të “Wall Street Journal”), duke i kërkuar në mënyrë helmuese që t'i kthejë paratë që mori për të paguar kursin e Mila Antonovas tre vjet më parë dhe duke e bërë atë të kuptojë se ai e di për marrëdhënien e tyre dhe që mund ta publikojë rastin.
Konfirmime dhe heshtje
"Asnjëherë nuk kam pasur asnjë shkëmbim parash me Epstein", thotë zëdhënësi i Gates sot, duke konfirmuar në mënyrë efektive historinë e WSJ dhe atë përpjekje shantazhi që përfshinte një lidhje dashurie me shefin.
Mila Antonova tregon për gazetën se në atë kohë ajo nuk dinte asgjë për mizoritë e financierit që i pagoi shkollimin dhe i dha një shtëpi ("Ai më tha se ishte i pasur dhe donte të më ndihmonte").
Mila nuk flet për Billin, nuk e konfirmon “urën” me “Zotin Microsoft” përmes Nikoliçit. Ajo “këmbë e vogël” ka mbetur nën tavolinë, jehona e medias dhe fytyra e një vajze me ujë e sapun, shumë iniciative dhe një adhuruese e madhe e urës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.