Nga Gazeta Si- Nëna e Rigels Kaso, 42-vjeçarit i cili u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën vitin e kaluar, u gjet e pajetë në banesë.
66-vjeçarja Teuta Kaso, u gjet në banesën e saj në Bilishtit dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar.
42-vjeçari Rigels Kaso, i cili u gjet i dhunuar dhe i shtrirë në rrugë, ndërroi jetë në spital në korrik 2024. Dyshohet se i ndjeri u dhunua nga Bajram Gjeleshi, pasi Kaso i kishte dërguar bashkëjetueses së tij disa mesazhe në rrjete sociale.
Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për t’u takuar pranë pallatit ku jetonte, në rrugën “Sokrat Miho”. Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale, Kaso shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, i cili e dhunoi me grushte.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën. Nga verifikimet e kryera rezulton se 42-vjeçari ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.