Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Tiranë për shitje të jashtëligjshme të biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor.
Sipas burimeve, identifikimi i tyre është bërë përmes rrjeteve sociale, ku reklamonin hapur biletat me çmime që varionin nga 300 deri në 1.000 euro. Gjatë kontrollit, të arrestuarve u janë gjetur bileta të shumta me vete.
Pas hetimeve, autoritetet identifikuan dhe ndaluan shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç. Ndërkohë, shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vijimin e hetimeve. Ndeshja me Serbinë do të zhvillohet ditën e shtunë mbrëma te Arena Kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.