Politike

Gazetari i Bild, Ramës: Na akuzove si të blerë? Ja provat e shtetit tënd mafioz

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede ka botuar përgjimet e reja të dosjes “Avdulaj”, bisedat telefonike mes Astrit Avdylajt (Niçes) dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, me titullin “Mafia në Shqipëri blen zgjedhjet”.
‘Paratë e drogës po qeverisin vendin. Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza. Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave’, shkruan gazetari.
‘Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po u tregojmë 6-të përgjime konkrete. Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose janë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit’, shkruan gazetari Peter Tiede.


Ai ka mbajtur edhe një postim në Facebook në lidhje me akuzat e ngritura nga qeveria shqiptare. “Përse qeveria mohon kaq dhunshëm që mafia bleu vota për atë, ja disa përgjime për t’u dëgjuar, të marra nga Policia. Të fshehura deri më tani. Baroni i drogës që shfaqet këtu është arrestuar më vonë për trafik drogë, por është liruar sërish, gjeti depresionin në burg dhe siguroi raport mjekësore (certifikatë), siç kërkohej. Të mëdhenjtë duan të rrisin fuqinë, paguajnë shumë mirë për të siguruar. Pyetja e vetme është: Mafia manipulon politikën apo qeveris vendin? Përshtypja ime është: ajo qeveris”, shkruan Tiede në Facebook.
Më pas ai rrëfen se si një hetues i ka deklaruar se “kemi humbur luftën, mafia e drogës ka marrë në dorë kontrollin e shtetit tonë”. “Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të japin dorëheqjen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar të policisë, kemi marrë materialin. Falënderoj hetuesit kurajoz dhe gazetarët e patrembur që nuk dorëzohen”, mbyll postimin e tij gazetari gjerman.

Postimi ne Facebook i gazetarit gjerman

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë