Sociale

Bilanc tragjik/ Për herë të parë 5 viktima brenda ditës, 104 raste të reja, 21 në terapi intensive

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona. Sot është dita me vdekjet më të larta që nga fillimi i pandemisë. Pacientët që kanë ndërruar jetë janë, një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu, mjekja Genta Qirijako, ka bërë me dije se në këto 24 orë janë konfirmuar edhe 104 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19,” u shpreh më tej Qirijako.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 962
Durrës 209
Shkodër 196
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 66
Fier 58
Elbasan 49
Kukës 43
Berat 31
Gjirokastër 20
Dibër 20


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë