Futbolli në vend po dominohet nga 4 skuadra këtë sezon. Pas Kategorisë Superiore këtë e konfirmoi edhe Kupa e Shqipërisë që në ½ finale pa të kualifikohen 4 vendet e para të kampionatit. Paraditen e sotme u hodh shorti në “Shtëpinë e Futbollit” në praninë e Drejtorit të Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve që luajnë gjithçka për gjithçka këtë sezon. Përballë u vendosën Vllaznia-Dinamo City dhe Egnatia-Partizani, njësoj si në raundin e 28 që u zhvillua në mesjavë. Ndeshjet e para do të luhen në 2 Prill, ndërsa ato të kthimit në datën 23 Prill.

Në të njëjtën kohë FSHF shpalli edhe Formacionin më të mirë të raundit të 28 ku Egnatia vendosi 3 lojtarë duke filluar me portierin Dajsinani, mesfushorin Lushkja dhe sulmuesin e majtë Ujka. Mbrojtësi i majtë, Ujka dhe sulmuesi i djathtë Gruda përfaqësojnë Vllazninë. Dy lojtarë u përzgjodhën edhe nga Skënderbeu, në qendër të mbrojtjes Prençi dhe të mesfushës, Estrela. Krahu i djathtë plotësohet nga Bylis me Camara në mbrojtje dhe Malomo në mesfushë. Formacioni kompletohet nga Olberkis (Elbasani) dhe Jarmouni (Tirana). Raundi i 29 do të zhvillohet të hënën dhe të marten e ardhshme.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




