Futboll

BIG4 në Superiore dhe Derbi i Lindjes në të Parën

Nga Gazeta Si – 11 ndeshje në 3 ditë kthejnë futbollin shqiptar në fushë.

Duke filluar nga sot nga ora 16:00 me Kategorinë e Parë e deri të dielën në orën 21:00 me Kategorinë Superiore.

Skuadra si Skënderbeu, Laci e Kukësi mes inferiorëve do t’iu lënë rradhën më të mirëve në raundin e 4 të këtij sezoni.

Mbrëmja e së shtunës rezervon dy sfida masive në orën 19:00, ku Partizani do të presë AF Elbasani.

Një fitore e vendasve në kryeqytet do ti barazonte në kuotë pikësh me kryesuesit.

Ndërsa kampionët në fuqi presin plurikampionët e Tiranës në krizë.

Gjithcka duket në vendin dhe kohën e duhur për fitoren e dytë të “bandës” së Tetovës.

E shtuna do të mbyllë raundin e 4 në Kategorinë e Parë me sfidat Lushnja-AF Luftëtari, Iliria-Kukësi dhe Apolonia-Kastrioti, të gjitha në orën 16:00.

Java e futbollit shqiptar fillon të sot me Derbin e Lindjes mes Pogradecit dhe Skënderbeut.

Vendasit me 2 pikë dhe 1 ndeshje më pak do të provojnë të ndalin miqtë kryesues (7 pikë në 3 javë) që me Gjokën në drejtim kërkojnë shkëputjen për qetësinë ndaj ndjekësve.

Në orën 16:00 Laci pret Korabin me objektivin për të mos humbur kontaktin me kreun, ndërsa Burreli luan ndaj Besës, të gjitha me një ndeshje më pak.

Gjithcka mbyllet të dielën ku ndeshja më e rëndësishme në Superiore do të luhet në Durrës.

Teuta pret Vllazninë për ta kaluar në klasifikim me fitoren e dytë brenda pak ditëve (në mesjavë mundi Dinamo City-n).

Blutë e Dajës presin Bylis ndërsa Vora-Flamurtari është përballja e parë mes më të mirëve e atyre që erdhën nga inferiorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë