Ekspozite

Bienalja e Artit në Venecia, instalacioni meksikano-shqiptar befason në Pavijonin e Meksikës

Vepra e titulluar “Iknim, ktheheshim gjithmonë” në Bienalen e Artit Venecia 2024, e krijuar nga Erick Meyenberg dhe Gentian Doda, me një ekip artistik meksikano-shqiptar, befason në Pavijonin e Meksikës.

Një videoinstalacion që paraqet familjen Doda, familje shqiptare e emigruar në Itali prej 30 vjetësh, në një moment idilik dhe nostalgjik, që luan me konceptin e “rikthimit të përjetshëm” mes objekteve të gërryera nga koha.

Filmi poetik i shoqëruar me punime skulpturale të artistit meksikan Erick Meyenberg dhe ndërhyrjen koreografike “Mbi relievet e një kohe” nga “was bleibt kollektiv | Gentian Doda” krijuan një eksperiencë përthithëse dhe të paharrueshme për të pranishmit. /ata


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë