Sociale

Bien shifrat/Një humbje jete dhe 357 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Në njoftimin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë  vërehet një rënie shifrash si në vdekje ashtu edhe në infektime.
Në 24 orë ka ndërruar jetë 1 pacient të prekur nga Covid-19. Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 357 qytetarë, në këto bashki:
152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh
"Janë 6438 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3253
Fier                  658
Gjirokastër     545
Shkodër          447
Durrës             363
Berat               315
Elbasan           287
Vlorë                200
Lezhë               130
Korçë               127
Dibër                 69
Kukës               44


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë