Muaji shkurt ka sjellë një tjetër rënie të kredive me probleme në Shqipëri, duke zbritur në 5.39% nga 5.45% që ishte gjatë janarit.
Rënia vazhdon për më shumë se 1 vit dhe kjo normë, është më e ulëta që nga 2008-a.
Si një tregues me rëndësi i shëndetit financiar, ulja e numrit të kredive të këqija ka qenë gjithmonë objektiv afatgjatë i Bankës së Shqipërisë. Në një komunikim për media në vitin 2021, Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, tha se pjesa më e madhe e kredimarrësve të këqij ishin biznese të mëdha.

Në vitin 2014 ky tregues arriti në 25%, duke u kthyer në një problem serioz për bankat, si dhe duke e vendosur Shqipërinë të fundit në rajon në këtë drejtim.
Më herët gjatë javës, Guvernatori Sejko shtoi se sektori bankar është imun ndaj krizës gjeopolitike në Ukrainë, për shkak të ekspozimit të ulët ndaj vendeve në konflikt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




