Ka ndodhur

Bien nga lartësia aksidentalisht tre persona në Tiranë, Durrës dhe Sarandë

Tre ngjarje të rënda janë regjistruar këtë të diel në Tiranë, Durrës dhe Sarandë, ku një vajzë e re, një punëtor dhe një e moshuar, janë plagosur, pasi kanë rënë aksidentalisht nga banesat apo ambientet e punës.

Rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte, I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, rreth orës 11:40, ka shkuar në urgjencën e spitalit në Durrës,  F.A., 49, pasi duke punuar në një banesë në fshatin Xhafzotaj, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga lartësia dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më herët, rreth orës 10:28 të kësaj të diele, është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë, shtetasja R.L., 72 vjeçe, banuese në Sarandë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë