Ka ndodhur

Bie zjarr në ish-zyrat e Kadastrës në qytetin e Durrësit

Gazeta Si – Një ndërtesë në lagjen numër 4 të Durrësitr është përfshirë sot pasdite nga flakët.

Zjarri ka rënë në ndërtesën, që më parë ka qenë në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Aktualisht ambientet e saj përdoreshin nga një subjekt privat.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Policia ndërkohë po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë