Gazeta Si- Një skelë në një pallat në ndërtim ka rënë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë që po kalonin aty.
Të lënduarit janë babë e bijë, identitetet e të cilëve nuk bëhet e ditur. Ata janë dërguar në spital, ndërsa i moshuari është në gjendje të rëndë.
“Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e një pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe”, njoftoi policia.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe dy punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore dy të plagosurve duke i dërguar në spital. Në momentin që ka rënë skela në pallat po punohej.
Sipas të dhënave nga spitali i Traumës, aty ku janë dërguar dy të lënduarit, 70-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 45-vjeçarja në gjendje stabël. I moshuari ka marrë dëmtime të mëdha në pjesën e kokës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



