Biznes

Bie prodhimi i verës në Europë, pritet rritje çmimesh

Pas vjeljes së bollshme të vitit të kaluar, kushtet e vështira të motit (veçanërisht një maj i ftohtë dhe me shi që ka ngadalësuar ciklin e hardhisë) kanë bërë që prodhimi i verës të ulet për këtë vit.

Prodhimi italian gjatë 2019-ës do të ndalet në një sasi prej 46 milion hektolitra me një ulje prej 16% krahasuar me 2018-ën.

Sidoqoftë, një rënie që nuk do të paragjykojë Italinë si lider global të prodhimit të verës, duke pasur parasysh që në Francë dhe Spanjë (dy prodhuesit e tjerë kryesorë), pritet përkatësisht të prodhohen 43 dhe 40 milion hektolitra verë.

Kjo është ajo që rezulton nga vlerësimet e bëra, për herë të parë sëbashku nga Ismea, Unioni Italian i Verërave dhe Assoenologi.

Anomalitë klimaterike në të vërtetë nisën me dimrin e ngrohtë vitin e kaluar dhe me rreshje të pakta shiu. Mandej në maj u shfaq një tendencë e kundërt me temperature nën mesataren dhe rreshje të bollshme që penalizuan në veçanti rrushin e hershëm (në përgjithësi rrushin e bardhë që vilet më përpara).

Kushte të tilla kanë bvërë që kalendari i vjeljeve të ndryshojë duke mos ndjekur kohën tradicionale të procesit pas viteve në të cilën nxehtësia e madhe shpesh kishte përshpejtuar pjekjen e rrushit, duke çuar në një përparim në operacionet e vjeljes.
Një ndryshim që del qartë nga fakti se në fillim të shtatorit vetëm 15% e rrushit gjendet në qilarë krahasuar me mestaren prej 40% në vitet e kaluara. «Për momentin - shpjegojnë Ismea, Uiv dhe Assoenologi - gjendja shëndetësore e rrushit është e mirë me probleme të rralla të mykut të butë dhe të pluhurit (dy sëmundjet kryesore të hardhisë). Gjetjet e para analitike tregojnë nivele normale të alkoolit, një raport të mirë sheqeri / aciditeti dhe një profil të favorshëm aromatik ".

Në nivel territorial gati të gjithë rajonet kanë denoncuar rënie të prodhimit.
30% më pak në Lombardi, në 24% më pak në Umbria, 20% më pak në Emilia Romagna dhe Siçili në -18% në Friuli Venezia Giulia, -16% në Veneto dhe Pulia, në -15% në Trentino Alto Adige, Marche dhe Lazio. Dëmi është kufizuar në Kalabria (-3%) dhe Kampania (-6%). Përjashtimi i vetëm është Toscana, e cila ka parë prodhimin e saj të rritet me 10%.

Vëmendja është vendosur tani në treg ku tendenca luhatëse e vjeljeve të fundit ka shkaktuar më shumë tension sesa tek prodhuesit dhe tregtarët.

"Me prodhimin e 2019 - komentoi kryetari i Bashkimit Italian të Verës, Ernesto Abbona - hyjmë në mesataren e viteve të fundit, me një rënie të dukshme në krahasim me prodhimin e jashtëzakonshëm të vitit 2018. Presim një rritje të çmimit të verërave të tryezave falë rënies së njëkohshme të ofertës, në këtë kategori".

"Edhe në vitin 2019 - shton presidenti i Assoenologi, Riçardo Cotarella - ndryshimi i klimës është ndjerë. Këtë vit ka ndryshime të mëdha përsa i përket pjekjes së rrushit, madje edhe brenda të njëjtit vresht, gjë që do të kërkojë ndërhyrje të enologëve për cilësinë e verës». Por sfidat për verën italiane do të determinohen në tregjet ndërkomëbatre. "Një sektor që vitet e fundit - shpjegon menaxheri i përgjithshëm Ismea, Raffaele Borriello - ka qenë në gjendje të kryejë një rrugë të rëndësishme ndërkombëtarizimi përmes përqëndrimit dhe riorganizimit të zinxhirit të furnizimit".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë