Gazeta Si – Popullsia në Kinë ra në vitin 2022 për herë të parë në më shumë se 60 vjet, duke konfirmuar edhe më qartë çështjen e krizës demografike që po prek kombin më të populluar në planet.
“Në fund të vitit 2022, popullsia e Kinës ishte 1,411.75 milionë”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave në Pekin, duke shtuar se vlerësoi “një rënie prej 0.85 milionë nga shifra në fund të 2021”.
PBB-ja është gjithashtu në nivelin më të ulët të 40 viteve dhe shënon një rritje prej 3%.
Të dhënat i referohen vetëm Kinës kontinentale, duke përjashtuar kështu territoret e Hong Kongut dhe Makaos.
Popullsia e “Dragoit” po plaket me shpejtësi për shkak të një rënieje të mprehtë të lindshmërisë, e cila në vitin 2022 ra në nivelin më të ulët që nga viti 1949.
Në mënyrë të detajuar, në vitin 2022 ka pasur 9.56 milionë lindje (në vitin 2022 ka rënë në 6.77 për mijë banorë nga 7.52 në 2021) kundrejt 10.41 milionë vdekjeve.
Hera e fundit që Kina besohet se ka përjetuar rënie të popullsisë ishte në fund të viteve 1950, për shkak të fushatës katastrofike të Mao Ce Dunit për bujqësinë kolektive dhe industrializimin.
Nga “Kërcimi i madh përpara” erdhi uria e madhe, e cila çoi në vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve.
Kurba demografike kineze pasqyron pjesërisht efektet e “politikës së një fëmije” të futur në vend në vitin 1979.
Kjo politikë u hoq gradualisht nga qeveria e presidentit Xi Jinping, pikërisht në dritën e plakjes progresive të popullsisë.
Një faktor i cili, si për ekonomitë e ndryshme të përparuara në planet, kërcënon perspektivat e rritjes në terma afatmesëm dhe afatgjatë.
Kina, pas dekadash, i dha fund politikës së një fëmije në 2016-ën, duke liruar kështu lidhjet me planifikimin familjar, deri në atë pikë sa të lejojë çdo çift që nga viti 2021 të ketë tre fëmijë, por në realitet një numër të pakufizuar.
A është India tani kombi më i populluar? Rënia, e para që nga viti 1961, rikthen çështjen e supremacisë kineze të kontestuar nga India, e cila tashmë mund të jetë bërë kombi më i populluar në planet.
Pavarësisht përpjekjeve, tendenca e plakjes së popullsisë nuk është kthyer mbrapsht, duke krijuar vështirësi në rritje për një vend që është mbështetur gjithmonë në grupin e tij të madh të fuqisë punëtore për të nxitur rritjen ekonomike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.